Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në ora 13:00, në bulevardin “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar A.N (68) nga Shkupi.

Sipas njoftimit të policisë ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 vit e 7 muaj në IEVP Burgu Shkup, për vepër penale nga neni 247 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me 4 vjet e dy muaj. .

“Personi do të dërgohet në IEVP për të përfunduar dënimin”, thonë nga MPB./