Aksi i ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e korridorit të 8, është tashmë i hapur për qarkullimin e mjeteve.

“Segmenti i hapur për qarkullim në aksin e ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII ”, shkruan Rama.

Korridori i 8-të është një nga dhjetë korridoret e rrjetit të transportit pan-evropian. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit.