Një gol i Simon Kjaer në minutat shtesë shmangu humbjen e Milanit në “Old Trafford” me kuqezinjtë që u larguan nga Anglia me një barazim 1-1, që ua shton shpresat për kualifikim në çerekfinale.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve në një fushë të vështirë si ajo e “Old Trafford” dhe theksoi se stërvit një skuadër me djem të shkëlqyer, që rriten nga dita në ditë.

LEXO EDHE:
FOTO/ Shpallet formacioni më i mirë i javës në Europa League
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të mi, që luajtën me autoritet dhe mbajtën kontrollin e lojës, përballë një kundërshtari vërtet të fortë. E dinim që na pret një ndeshje e vështirë, por unë stërvit një ekip me djem të shkëlqyer dhe takime e paraqitje si kjo na rritin edhe më shumë vetëdijen për forcën tonë. Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer Milanin e madh”, u shpreh Pioli.