78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3579 raste aktive me Covid-19.