Sot në sheshin e Shkupit “Maqedonia” përsëri një automjet ka rënë në fontanë.

Kjo nuk është hera e parë që një kamion bie në fontanën e cila nuk është në funksion, ndërsa nuk u respektuan as apelet e institucioneve të cilët kishin bërë thirrje që mos kalohet me automjete në këtë pjesë.

Kujtojmë se ky shesh është pjesë e projektit të shumë diskutuar “Shkupi 2014” i ndërtuar nga viti 2010. Policia ka dal në terren dhe po bën hetime për rastin.