PARIS- Askush nuk mund ta mposhtte Karim Benzemanë në garën për fitimin e “Topit të Artë”. Nuk ekzistonte dyshimi më të vogël se dikush tjetër mund t’ia rrëmbente sulmuesit francez të Realit të Madridit këtë çmimin individual.

Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga revista prestigjioze “France Football”, duke lënë pas Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Sadio Mane-n. Kur mori këtë trofe, sulmuesi donte të gjithë familjen në skenë dhe nënën e tij para së gjithash.