Dhjetë qytetarë janë përjashtuar nga Kopshti zoologjik për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e kopshtit në Shkup. Ata kanë ushqyer kafshët edhe pse ka ndalesë për ushqimin e kafshëve. Këtë e vërtetoi zëdhënësja e Kopshtit zoologjik Tina Mickovska për “Fokus”.

Në pesë lokacioni në Kopshtin zoologjik para disa ditëve u vendos tabela për kodeksin e sjelljes, ku qartësisht theksohet se ai që ushqen, shqetëson, prek ose hedh mbeturina, mund të përjashtohet nga kopshti, dhe të merr dënim.

Ushqimi i kafshëve nga vizitorët deri tani ka shkaktuar probleme shëndetësore te kafshët, ndërsa të punësuarit disa herë kanë bërë apel se nuk duhet të jepen ushqime për shkak se ju shkaktojnë dëm, megjithatë pjesa më e madhe e vizitorëve i injorojnë vërejtjet.

Vjet në kopshtin zoologjik nisi fushata “Për kafshë të shëndosha dhe të lumtura” për ngritjen e vetëdijes te vizitorët, qëllimi i së cilës ishte të parandalohen hedhjet e ushqimit, por edhe mbetjet.

“Filluam me fushatën për mbrojtjen e kafshëve. Arsyeja për këtë është për arsye të qytetarëve të pandërgjegjshëm që edhe krahas paralajmërimeve, kafshëve ju japin ushqim me kalori të shumtë, por edhe hedhin mbetje që mund ta shkaktojnë dëme serioze. Kafshët tona ushqehen me ushqim të shëndoshë, rregullisht. Secila kafshë ka ushqimin e vet, ndërsa në vete përmban vitamina të shumtë, minerale, proteina’, njoftuan atëherë nga kopshti zoologjik.