Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 133 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë ngritur 84 automjete.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 vozitës të cilët kanë vozitur para se të marrin lejen e vozitjes dhe një shofer fillestar, si dhe 15 automjete të paregjistruara dhe një automjet i cili ishte i mbingarkuar. Janë dënuar edhe 36 vozitës të cilët kanë vozitur më shpejtësi më të shpejtë nga e lejuara.

Gjatë 24 orëve kanë në Shkup kanë ndodhur edhe shtatë aksidente ku janë lënduar pesë persona.

Policia ka dënuar edhe 20 vozitës që kanë biseduar në telefon celular dhe 15 vozitës të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit. Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vizëbardha, si dhe 11 shoferë për reshtim të parregullt.

SPB Shkup njofton sot se në kuadër të projektet “T’i mbrojmë fëmijët nga komunikacioni” do të realizojnë punishte edukative me nxënësit e shkollës fillore “Rajko Zhinzifov”.