Ka përfunduar takimi i liderëve te presidenti Stevo Pendarovski. Priten deklarata të liderëve që të dihet epilogu zyrtar i bisedimeve.

Liderët partiak sot në takim në vilën presidenciale Vodno pothuajse tre orë e gjysmë kanë biseduar për afatin e mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev konsideron se zgjedhjet duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, megjithatë, është për përballje zgjedhore në fund të verës.

“Në rrjedhë është takimi te presidenti Stevo Pendarovski. Presim në vend të parë të jetë interesi i qytetarëve dhe të caktohet datë konkrete për zgjedhje. Nga aspekti shëndetësor, ekonomik dhe demokratik është që zgjedhjet të mbahen në terminin e parë të mundshëm, menjëherë sapo kushtet ta lejojnë këtë, konform rekomandimeve të institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk.

Nga LSDM-ja presin që në takim te presidenti Stevo Pnedarovski, liderët e partive të vend të parë ta kenë interesin e qytetarëve dhe shtetit.

“Nuk do të ketë papërgjegjësi, të mos ketë ikje, qytetarët të vihen në vend të parë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet marrëveshje për datë konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat ishin shtyrë për shkak të krizës shëndetësore”, thonë nga LSDM-ja.

Nga VMRO-DPMNE-ja konsiderojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në fund të verës, dhe se kjo është më e sigurt për qytetarët.

“Fundi i verës është periudha e propozuar nga Nicskoski në takimin e liderëve si më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhje. Kjo periudhë është propozuar si më pak e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve dhe pritjen e stabilizimit të krizës me koronavirusin deri atëherë. Me këtë datë evitohet druajtja nga një valë e re e koronavirusit sepse të gjitha paralajmërimet janë se kjo do të ndodhë në fillim të dimrit, apo në fund të vjeshtës që e konfirmon edhe OBSH-ja. Fundi i verës është periudha kur pjesa më e madhe e njerëzve janë në vend me çfarë është e pranishme edhe mundësia për zgjedhje kredibile me jehonë më të madhe. Njëherit do të ketë edhe fotografi më të qartë për rreziqet dhe gjendjen me koronën në shtet, ndërsa KSHZ-ja do të ketë kohë për organizimin e procesit zgjedhor i cili do të sigurojë mbrojtje të shëndetit të njerëzve”, brifojnë nga VMRO=DPMNE-ja.

Me këtë, theksojnë nga partia, bëjnë të qartë se nuk ikin nga zgjedhjet, dhe se janë favorit, por njëherit kujdesen për shëndetin e qytetarëve. “Nga ana tjetër, sjella nervore e Zaevit ndonjëherë është e dukshme dhe llogaritja për zgjidhje të shpejta me njëzet për qind jehonë dhe nunër të madh të viktimave në kushte kur ende ka numra dyshifror të të infektuarve të rinj”, thënë nga VMRO-DPMNE-ja.

Për zgjedhje të shpejta, nëse me to nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, është qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“Ne jemi për organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve sepse mendojmë se shtetit i duhen institucione me mundësi të plotë për vendimmarrje dhe kapacitet politik. Është me rëndësi të mos rrezikohet në mënyrë shtesë shëndeti i qytetarëve dhe kushte logjistike të përmbushen”, deklaroi dje zëvendëskryeministri Bujar Osmani.