Jonida ka shkëlqyer me performancën e saj në Eurovision në natën e dytë gjysmëfinale që është mbajtur mbrëmë.

Jonida Maliqi ka arritur që ta kualifikoi Shqipërinë në finalen e festivalit të këngës evropiane, Eurovision.

Ajo është paraqitur me këngën ‘Ktheju Tokës’, ndërsa ka shkëlqyer me performancë dhe vokal fantastik, me të cilën ka impresionuar evropianët dhe ka arritur të mbledhë votat për të kaluar në finale.

Edhe reagimet në internet kanë qenë ndër më të mirat për performancën e Shqipërisë, shumica duke falënderuar Jonidën pasi ‘i ka shpëtuar’ nga këngët gjenerike të cilat janë kënduar në këtë natë të dytë gjysmëfinale.