Gjatë javës së kaluar, gjithsej 167 automjete janë larguar nga vendet publike me automjetin e posaçëm karrotreci. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, 21 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 146 automjetet e tjera janë urdhëruar nga policia e komunikacionit me bazë të veprave të kryera: parkimi në rrugë, shtegu i biçikletave, kalim të këmbësorëve, trotuar, zona të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe në thirrjen e një pale të tretë.

Siç thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, kontrollorët e parkingjeve të zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 361 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, pra për shërbimin e parkimit të papaguar. Nga këto, 21 automjete u larguan nga shërbimi i karrotrecit për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar të ndalimit në parking.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike dhe të parkojnë automjetet e tyre vetëm në parkingjet e shënuara.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që të rregullojnë me kohë pagesën për shërbimin e parkimit në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos vendoset bllokues i rrotave. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me porosi SMS ose me kartelë gërvishtëse”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.