Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 81 pacientë të ri, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ndërkohë gjithsejtë 698 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër. Ndërsa në klinikën interne dhe kirurgjike janë pranuar 40 pacient. Në Kovid-Qendrën “8 Shtatori”, ka pasur 16 pranime të pacientëve ndërsa 6 të tjerë janë pranuar në Klinikën infektive. Në Kozle janë pranuar 3 pacientë, ndërsa 12 pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.