Lufta antifashiste është në themelet e shtetit modern maqedonas dhe në atë luftë ne kemi luftuar kundër atyre që ishin në anën e fashistëve, thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Kreu i shtetit në një intervistë për DW thotë se mosmarrëveshja maqedono-bullgare mund të zgjidhet vetëm nëse respektohet vazhdimisht dinjiteti i popullit maqedonas dhe atij bullgar, si dhe duke shmangur grackën e rrezikshme të revizionizmit historik që bazohet në qëndrime politike në vend të fakteve, transmeton Alsat.
“E pashë intervistën e kryeministrit dhe lexova reagimet e publikut maqedonas, dhe në një pjesë të komenteve, për fat të keq, ekzistonte dilema nëse udhëheqësi shtetërorë po vepron vetëm në lidhje me këtë çështje jetike kombëtare. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me peshë strategjike kërkon dy parakushte: të kesh vullnet politik, që nganjëherë nënkupton edhe guxim politik, të arrish një konsensus që nuk asnjëherë nuk rrit rejtingun, dhe së dyti – të respektosh faktet historike të verifikuara ndërkombëtarisht dhe të qëndrosh në politikat që janë realitet i dukshëm”.
“Në pjesën e parë, publiku ynë e di se unë jam politikani i parë maqedonas në histori që publikisht ofroi një diskurs më të gjerë politik në lidhje me një nga apostujt më të mëdhenj të lëvizjes revolucionare maqedonase. Sidoqoftë, nuk shkova më tej, sepse është punë e një Komisioni të përbërë nga historianë, aq më pak punë e politikanëve. Ne e kemi diskutuar këtë temë me kryeministrin Zaev shumë herë dhe kurrë nuk kemi pasur debat në lidhje me atë se disa personalitete dhe ngjarje mund të festohen nga të dy palët, por jemi pajtuar që populli maqedonas ka historinë e vetë, ashtu si populli bullgar që ka të vetën. Në të njëjtën kohë, në të gjitha paraqitjet e mia publike unë qartë them se lufta antifashiste është në themelet e shtetit modern maqedonas dhe në atë luftë ne kemi luftuar kundër atyre që ishin në anën e fashistëve. Përvoja ime 20 vjeçare në politikën ndërkombëtare më lejon të mat me saktësi fjalët dhe qëndrimet që shpreh kur flas me bashkëbiseduesit e mi bullgarë dhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe i bëj të qartë secilit prej tyre se mosmarrëveshja maqedono-bullgare mund të zgjidhet vetëm nëse respektohet vazhdimisht dinjiteti i popullit maqedonas dhe atij bullgar dhe duke shmangur grackën e rrezikshme të revizionizmit historik që bazohet në ndërtime politike në vend të fakteve”, deklaroi Pendarovski.
Comments are closed for this post.