Rrugët e Komunës së Çairit po pastrohen dhe lahen për çdo ditë sipas agjendës së përcaktuar nga Inspektorati për Ambient Jetësor. Po ashtu, shërbimet e komunës ndjekin edhe reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale dhe reagojnë për pastrimin e zonave të lajmëruara.
Sot pastrimi rutinë u zhvillua në:
– Lagjen Seravë,
– Lagjen Fushë Topanë (rr. Metodija Mitevski, rr. Nikolla Grçeto dhe rr. August Cezarec) dhe
– Lagjen Çair të Vjetër (rr. Arhiepiskop Dositej, rr. Strumiçka, rr. Krste Asenov dhe rr. Dobri Daskallov).
Comments are closed for this post.