Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar  41 shoferë për ngasje të shpejtë, gjashtë nën ndikim të alkoolit, 28 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë, tregojnë të dhënat e buletinit të SPB Shkup.

Gjatë 24 orëve në Shkup kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente, prej të cilave në shtatë aksidente lëndime të lehta kanë marrë nëntë persona dhe në dy është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut ka lëshuar 132 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” ka larguar 87 automjete.

Nga trafiku janë përjashtuar edhe 20 automjete të paregjistruara, katër automjete teknikisht të parregullta dhe një automjet për mbingarkesë. Në ditë të kuqe ka kaluar një shofer, katër shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, gjashtë shoferë për parakalim të parregullt, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të automjeteve në zonën  e udhëkryqit, shtatë shoferë nuk kanë përdorë kaskë mbrojtëse, gjashtë për mosmbajte të rripit të sigurisë dhe 17 kanë përdorë celular.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.