Pas paralajmërimeve për të reshura të mëdha të shiut dhe përmbytje të mundshme, NPK Tetova ka nxjerrë në terren makinerinë për pastrimin e rrjetit të kanalizimit në Tetovë.
“Në bazë të informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza Ju informojmë se ditëve në vijim në vend parashikohet të ketë shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe ere të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, me më shumë shi të rrëmbyeshëm per një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta ( mbi 80 km/orë) dhe kushte për breshër”.
“NPK “Tetova” Tetovë gjatë ditës së sotme ka bërë kontroll në të gjithë rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik duke kontrolluar pikat më kritike dhe njëkohësisht Ju informojmë se jemi në gjendje gatishmërie me të gjithë mekanizmat për tejkalimin e gjendjes së parashikuar”, njoftuan dje nga NPK Tetova.
Comments are closed for this post.