Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur pas fitores 1-0 të katalanasve ndaj Huescas.

Ronald Koeman ka thënë se katalanasit janë ende në garë për titullin e La Ligas.

LEXO EDHE:
Pëson aksident tragjik/ Vdes futbollisti i klubit të madh spanjoll, ja FOTO
“Pjesa e dytë nuk ishte aq e shkëlqyer, në fund vuajtëm pak sepse ata janë përpjekur të krijojnë raste dhe ka pasur krosime ku ne jemi mbrojtur mirë. Nëse nuk e mbyllni ndeshjen më herët, gjithmonë do të vuani”, tha ai.

Duke parë përpara ndeshjet në LaLiga me Athletic Bilbao dhe Granada dhe një gjysmëfinale të Supercopa de Espana kundër Real Sociedad, Koeman dha vlerësimin e tij për këto ndeshje.

“Ky muaj është shumë i rëndësishëm për aspiratat tona sepse kemi shumë ndeshje jashtë dhe nëse i fitojmë ato mendoj se mundemi të luftojmë për titullin”, tha 57-vjeçari.

“Ne ishim të mirë, shumë të përqendruar, dhe kjo është baza kryesore që na duhet. Nëse i kemi ato dy gjëra, ne do të përmirësojmë lojën me topin dhe nëse mund të përmirësohemi edhe para portës kundërshtare”, tha Koeman.

“Ne kemi Martin (Braithëaite) dhe Antoine (Griezmann) që po luajnë në repartin e sulmit”, përfundoi Ronald Koeman.