Deri të hënën do të mbajë mot stabil dhe i thatë me erë të lehtë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here të fortë nga veriu, njofton Drejtoria e Hidrometeorologjisë.

Temperaturat minimale nesër do të lëvizin nga minus 13 deri në minus 3 gradë, ndërsa ditore nga 1 deri në 9 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale do të jetë minus 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Të dielën dhe të hënën në disa lugina do të ketë kushte për mjegull paradite, ndërsa ditën e martë priten reshje lokale shiu dhe bore, njofton DPHM.