Nga Gjykata Penale njoftojnë se kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Rade Trajkovskit, i njohur si Shtekli dhe 9 personave të tjerë që dyshohen për krijimin e grupit kriminel për trafikim me lëndë narkotike. Paraburgimi, siç njofton Gjykata Themelore Penale në Shkup, fillon nga momenti i gjetjes, përkatësisht privimit nga liria të personave në fjalë.