Zbutja e masave do të shkaktojë shtim të rasteve të reja me coronavirus, thotë për “Telma” mikrobiologu Nikolla Panovski.
Sipas tij, nëse reagojnë me masa shtesë, do të vonohen. Panovski pret që të kemi 1.000 raste në ditë dhe shpreson që numri të mos shkojë më shumë se kaq.
“Në vendin tonë, kafenetë dhe lokalet në valën e dytë dhe të tretë ishin vendet ku njerëzit imunizoheshin natyrshëm. Megjithatë, shumë nga ata të imunizuar natyrshëm nuk janë mes nesh ose kanë pasoja të rënda. Për mendimin tim duhen marrë masa për të parandaluar përhapjen. Ne duhet t’i rikthehemi fushatës si për vaksinën ashtu edhe për mbrojtjen. Njerëzit harruan të mbanin maska dhe me të vërtetë kjo me restorante dhe dasma në ambiente të mbyllura”, tha Panovski.
Qeveria në seancën e djeshme miratoi masat e reja. Lejohet organizimi i eventeve në ambiente të mbyllura deri në 50 për qind, ndërsa nga data 15 nëntor për të hyrë në lokale do të nevojiten dy doza vaksinash ose konfirmim se keni kaluar COVID-19 në 45 ditët e fundit.
Comments are closed for this post.