Gjithsej 532 pacientë janë të hospitalizuar nëpër spitalet e Maqedonisë, ku katër prej tyre ndodhen në respirator. Disa prej pacientëve ndodhen në spitalin ‘8 shtatori’, ku gjithsej ka 47 pacientë.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 20 pacientë, ndërsa gjithsej në këtë klinikë janë 115 pacientë.

Në spitali në Kozle gjithsej janë hospitalizuar 7 fëmijë dhe 5 gra pozitiv me COVID-19, ndërsa 3 fëmijë dhe tre nëna dyshohet për se janë të infektuar.

Në spitalin e Manastirit gjithsej ka 43 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip ka 53 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Veles, Ohër, Prilep, Strumicë, Kavadar dhe Koçani gjithsej ka 262 pacientë të infektuar me coronavirus.