Në aksionin e sotëm policor të organizuar nga Policia Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, forca të njësive speciale në fshatin Luboten të Shkupit, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit.

Njësitë speciale të MPB-së kanë konfiskuar mall nëpër disa shtëpi, të cilat më pas i kanë ngarkuar në mjete transportuese.

Gjithë këtë aksion e kanë ndjekur për së afërmi banorët e Lubotenit të cilët kanë dalur në protesta dhe janë ankuar se punojnë duhan për ekzistencën e tyre pasi të njëjtët nuk janë të punësuar askund dhe e vetmja mënyrë për mbijetesë edhe prodhimi i duhanit.

Mirëpo, aksioni është siguruar nën masa të rrepta policie dhe urdhër për të hyrë nëpër shtëpi, dhe një shumicë e banorëve kanë dalë jashtë shtëpive./Alsat/