Padi penale për fajde parashtroi SPB Kumanovë deri te prokuroria kompetente kundër tre personave. Për rastin akuzohen D.A.(42), A.M. (36) dhe A.L. (62), të gjithë nga Kumanova.
Në nëntor të vitit 2014 M.A. nga A.M. ka kërkuar hua prej 1.500 euro, por A.M. e ka kushtëzuar t’i paguajë interes mujor në vlerë prej 10 për qind të vlerës së dhënë hua ose 150 euro në muaj të ketë interes, ndërsa borxhi kryesor ka mbetur për çka kanë lidhur marrëveshje me gojë.
Nga nëntori i vitit 2014 deri në korrik të vitit 2018 M.A. personit A.M. rregullisht i ka dhënë nga 150 euro ose për gjithsej 43 muaj i ka paguar gjithsej 6.500 euro, përkatësisht i paraqituri i dytë ka fituar interes pronësor kundërligjor prej 5.000 euro.
Sepse paratë e marra nga A.M. nuk i kanë dalur për pagesë të sëmundjes së tij dhe për kujdesin e familjes, M.A. më 5 dhjetor të vitit 2014 edhe nga D.A. ka krëkuar hua prej 1.500 euro.
Por, D.A. gjithashtu, ka kërkuar interes mujor prej 10 për qind nga shuma e tërësishme prej 250 euro në muaj, ndërsa borxhi kryesor ka mbetur. Ata kanë lidhur marrëveshje te noteri dhe kanë thënë se, përderisa i dëmtuari M.A. nuk ia kthen borxhin të dëmtuarit M.A. në afatin e parashikuar deri më 1 shkurt të vitit 2015 D.A. të mund të zbatojë procedurë ekzekutive ndaj tërë pronës së tundshme dhe të patundshme të të dëmtuarit.
Nga dhjetori i vitit 2014 deri në korrik të vitit 2018 i dëmtuari personit D.A. i ka paguar gjithsej 10.750 euro në emër të interesit mujor, me çka D.A. ka fituar interes pronësor kundërligjor prej 8.250 euro.
Gjithashtu, M.A. që të mund t’i paguajë interesat e A.M. dhe D.A. sërish më 22 gusht të vitit 2016 ka kërkuar hua në vlerë prej 140.000 denarë nga A.L. edhe ai e ka kushtëzuar t’i paguajë interes mujor prej 10 për qind nga vlera e marrë ose 14.000 denarë në muaj dhe për huanë të lidhin Marrëveshje për hua para Noterit. Ata kanë lidhur marrëveshje edhe nga shtatori i vitit 2016 deri në korrik të vitit 2018 M.A. vazhdimisht i ka paguar vlerë mujore personit A.L. prej 14.000 denarë ose gjithsej 308.000 denarë, me çka ai ka fituar interes pronësor kundërligjor prej 168.000 denarë.
Njëherit, nga veprimet e cituara, të paraqiturit e kanë dëmtuar M.A. për shumë të tërësishme prej 13250 euro e 168.000,00 denarë
Comments are closed for this post.