Një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Vanço Mickov” në Komunën e Karposhit sot nga ora 9:30 do të mbesin pa furnizim me ujë.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, arsyeja e ndërprerjes në furnizimin me ujë është ndarja në shahtin e një rrjeti të furnizimit me ujë me një diametër prej një inç në rrugën “Vanço Mickov” nr. 61 në Taftalixhe. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipi i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup ta përfundojë ndërhyrjen.

Për shkak të pastrimit dhe klorizimit të Rezervuarit të ujit të pijshëm – Matkë, sot nga ora 9:00 deri në 13:00 ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Matka e ulët dhe e Lartë në Komunën Saraj.