Vizioni I fundit I princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman shkon përtej naftës. Njeriu që drejton praktikisht monarkinë parashikon një qytet pa makina, pa emetime dhe pa rrugë! Ai do të zhvillohet në formë lineare në një gjatësi prej 170 kilometrash, do të quhet “The Line” dhe do të jetë e projektit 500 miliardë dollarësh “Neom”. Ndërtimi është planifikuar të nisë në tremujorin e parë të vitit.
“ The Line” do të jetë praktikisht një rrip i gjatë bashkësish të ndërlidhura, të rrethuara nga natyra e ku do të ecet në këmbë. Mendohet se asnjuë udhëtim atje nuk do të zgjasë më shumë se 20 minuta deri në destinacion. Qyteti llogaritet të ketë 1 milionë banorë e deri në 2030-tën, atje do të krijohen 380,000 vende pune deri në vitin 2030. Infrastruktura, sipas bin Salman, do të kushtojë 100 deri 200 miliardë dollarë.
“Neom” është praktikisht xhevahiri i kurorës së planit të Princ Mohammed për të diversifikuar ekonominë e eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë. Ideja është hedhur që në 2017-tën, por tani duket se po afron momenti që ajo të jetësohet duke u vendosur në një zonë në verëperëndim të vendit. Në faqen e saj të internetit, projekti përshkruhet si “një ëndërr e guximshme ” që do të shndërrohet në një qendër të lakmuar teknologjie e biznesesh të reja. Skepticizmi e polemikat e kanë rrethuar megjithatë që në fillim, me ekspertë që pyesin nëse një ide e tillë është vërtet realiste dhe a do të tërheq investimin e nevojshëm.
Comments are closed for this post.