Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se në kuadër të Dialogut Strategjik RM-SHBA, një ndër fushat është edhe heqja e regjimit të vizave nga SHBA për shtetasit e Maqedonisë. Osmani thotë se po punohet që gjithashtu të hiqet edhe kontrolle e qytetarëve tanë në dogana të SHBA-ve gjatë udhëtimit.

“Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën e “Bashkëpunimit dypalësh, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit”, në rrjedh e sipër është realizimi i aktiviteteve që i referohen qasjes së Maqedonisë në: Programin për regjimin pa viza me SHBA-në (Visa Waiver Program) – proces afatgjatë që do të jetë në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit dhe do të sjellë impuls shtesë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik. Programin për hyrje globale i SHBA-së (Global Entry Program) – hyrje e pa penguar e qytetarëve tanë me vizë amerikane në SHBA pa realizimin e kontrolleve të zakonshme të sigurisë dhe doganave”, shkruan Osmani.