Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Lituani në kuadër të Turneut Baltik, mori pjesë në Forumin e dytë të nivelit të lartë për të ardhmen e Demokracisë, i cili po mbahet në Vilnius, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.
Ministri Osmani mbajti fjalimin e tij në ditën e parë të Forumit në Panelin me titull “Çfarë do të zëvendësojë arkitekturën e copëtuar të sigurisë globale”, të moderuar nga ministri Landsbergis. Duke iu referuar temës, Osmani nënvizoi se invazioni rus ndaj Ukrainës, si shkelje e së drejtës ndërkombëtare, shkakton hapur vetë konceptin e multilateralizmit si bazë e arkitekturës së sigurisë.
“Integrimi euroatlantik është mjeti më i mirë për parandalimin e konflikteve dhe ndikimi keqdashës nga palët e treta si politikë e suksesshme e sigurisë, e simbolizuar me suksesin historik të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe politikës së zgjerimit të BE-së”, konkludoi Osmani.
Forumi E Аrdhmja e Demokracisë mbahet në Vilnius për të dytin vit me radhë dhe paraqet konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë si pararendës i Samitit të Demokracisë, nën partronazhin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Comments are closed for this post.