Është e njohur se seksi ka shumë të mira dhe ndikon në mënyrë të dobishme, por tash ekspertët duke falënderuar hulumtime të gjersishme kanë dëshmuar “çka na ndihmon saktë seksi”.

Ka dhjetë arsye për të cilat raportet intime duhet të bëhen pjesë e përditshme e jetës së secilit person.

Ruan sistemin imunitar

“Njerëzit aktiv në seks kanë më pak ditë kur janë të sëmur” – thotë dr Ivona K. Fulbrajt, ekspert për shëndetin seksual.

Njerëzit që kanë seks kanë nivel më të lartë të mbrojtjes nga baktere, viruset dhe bezdive tjera. Hulumtuesit nga Universiteti Vilkes në Pelsilvani kanë theksuar se studentët të cilët kanë raporte seksuale një apo dy herë në javë kanë më shumë antitrupa në krahasim me ata që kanë më pak seks.

Ngrit libidon

“Sa më shumë seks, më shumë do të dëshironi, sepse vetë seksi “lubrifikon” shtesë, përkatësisht ngrit libidon” – thotë Loren Striher, ndihmës i profesorit klinik të Akusherisë dhe Gjinekologjisë në Universitetin Nortvestern në Çikago.

Seks nxit lubrifikimin e vagjinës, qarkullimin e gjakut dhe elasticitetin e vagjinës, thotë ajo, ndërsa këto bëjnë që të ndiheni më mirë dhe ndihmon në shtimin e dëshirës për seks.

Përmirëson kontrollin e fshikëzës tek femrat

Muskujt e fortë janë me rëndësi në evitimin e mos mbajtjes ( urinimit të pavullnetshëm_, prej të cilës vuajnë rreth 30 për qind e femrave në një moment të jetës. Seksi i mirë është si stërvitje për muskujt e legenit. Kur përjetoni orgazëm, ajo shkakton kontraktime në ata muskuj që i forcon.

Ul shtypjen e gjakut

Hulumtimi ka treguar se ka lidhje ndërmjet seksit dhe shtypjes së ultë të gjakut, është shprehur seksiologu amerikan dr Xhozef Pinzon dhe shton:

“Ka pasur shumë studime, ndërsa një me rëndësi ka dëshmuar se raportet seksuale (jo masturbimet) ulin shtypjen sistolike të gjakut, atë numrin e parë në pasqyrën tuaj të gjakut.

Seksi është stërvitje

Gjatë një raporti seksual harxhohen 5 kalori në minutë, katër kalori më shumë se që harxhohen gjatë shikimit të televizorit. Sikur edhe të ushtrimet , vijueshmëria ndihmon që të rritet efekti, përkatësisht që humbja e kalorive të bëhet më e madhe thotë dr Xhozef Pinzon.

Ul rrezikun nga goditjet në zemër

Jeta e mirë seksuale është e mirë për zemrën tuaj. Përveç që është i shkëlqyer që të rriten të rrahurat e zemrës, ndihmon edhe në ruajtjen e baraspeshën e nivelit të estrogjenit dhe testeronit.

“Kur bie niveli i estrogjenit dhe testosteronit, fillojnë problemet siç janë osteoporoza, bile edhe sëmundjet e zemrës” – thotë doktor Pinzon duke shtuar se një hulumtim ka treguar se meshkujt që kanë pasur raporte seksuale së paku dy herë në javë, përgjysmë më pak kanë vuajtur nga sëmundjet e zemrës nga ata që kanë pasur seks më rrallë.

Zvogëlon dhembjen

Para se të merrni aspirin, provoni me orgazëm – seksi zvogëlon dhembjen.

“Orgazma mund të bllokoj dhembjen. Gjatë seksit lirohet hormoni që ndihmon të ngrit-et pragu i dhembjes, por ndihmon edhe stimulimi pa orgazëm. Kemi zbuluar se stimulimet vagjinale mund të bllokojnë dhembjet kronike të shpinës dhe këmbëve, ndërsa shumë femra kanë thënë se stimulimi gjenital mund të zvogëloj ngërçet menstruale, dhembjet artritit, ndërsa në disa raste edhe koke dhembjen” – ka thënë dr Beri R. Komisaruk, profesor i njohur i Universitetit shtetëror në Nju Xhersi.

Mund të evitoj kancerin e prostatës

Kënaqësia në seks do të zvogëloj gjasat që meshkujt të sëmuren nga kanceri i prostatës. Meshkujt që kanë ejakuluar (zbrazur) 21 herë në muaj, kanë shans më të vogël të sëmuren nga kanceri i prostatës, thotë një hulumtim amerikan.

Pas seksit flihet më mirë

“Pas orgazmat lirohet hormoni prolaktin, që është prëgjegjës për ndjenjat e relaksimit dhe gjumit” – thotë Shin Ambardar, psikiatër nga Holivudi.

Lehtëson stresin

Të jesh në afërsi të partnerit mund të ndikoj në uljen e stresit dhe ankthit, ndërsa Shin Ambardar thotë se prekja dhe përkëdhelja mund të liroj hormone të natyrshme.

“Emocioni seksual liron kimikale në tru që përtërijnë sistemin e kënaqësisë. Seksi dhe intimiteti mund të rrisin vetëbesimin dhe fatin. Seksi nuk është vetëm recetë për jetë të shëndetshme por edhe jetë me fat” – thotë Ambardar.