Opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kishin deklaruar se nuk do ta votonin kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni.

Arsyet e mosvotimit nga opozita shqiptare janë të ndryshme, megjithatë, edhe pse po votohej kryeministri i parë shqiptar, këta deputetë nuk arritën të tejkalojnë mosmarrëveshjet politike të ditës, duke kaluar në histori si deputetët të cilët nuk votuan një shqiptar për kryeministër.

Deputetët shqiptar të opozitës në parlament, që nuk votuan Talat Xhaferin për kryeministër janë: Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku-Shahini.