Oda Ekonomike e Maqedonisë pret që të tërhiqet Ligji për “Taksën e Solidaritetit”. Ekipet e saj juridike thonë se kjo zgjidhje ligjore “qëndron në ajër” për disa arsye, para së gjithash sepse është prapavepruese, joparimore dhe sepse nuk përmbush qëllimin për të cilin është menduar.
Ai përsëriti qëndrimin e biznesit, se çdo ligj duhet të bartet sipas të ashtuquajturit kalendari tatimor.
Kompanitë duhet të dinë tre deri në gjashtë muaj më parë për të rregulluar veprimtarinë e tyre dhe jo si tani, të miratojnë një ligj gjashtë muaj pasi të ketë skaduar dhe pasi të jenë shpërndarë fitimet e kompanive. Si do ua marrësh kur shumica janë me investitorë të huaj dhe i kanë tërhequr parat. Vlerësojmë se ky ligj ka mundur të miratohet, por më herët se sa t’i kalonte afati”, ka theksuar Peshev.
Comments are closed for this post.