OBRM-PDUKM-ja thotë se do të propozoj ligj që do të legalizojë tregtinë me kriptovalutave dhe për këtë qytetarët nuk do të paguajnë TVSH.

“Tregtia tashmë mundësohet nëpër shtetet e zhvilluara. Në SHBA lejohet tregtia me kriptovaluta nëpërmjet PayPal ndërsa në Gjermani më shumë se 40 banka lejojnë ndërrimin dhe pagesën me kriptovaluta” thonë nga OBRM-PDUKM.

Këtë, sipas tyre, e bëjnë pasi nuk duan që e ardhmja të pritet të vijë por duhet të ndikojë shteti për ta sjellë.

Arsyeja, sipas OBRM-PDUKM-së, është se tregtia me kriptovaluta është shumë e rëndësishme për buxhetin e shtetit.