Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e partizanizon plotësisht gjyqësorin dhe përmes ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie të punës dëshiron t’ua zgjasë mandatin ekzekutorëve politikë, tha OBRM-PDUKM.
“Sjellja e dhunshme dhe e papërshtatshme e deputetëve të shumicës qeverisëse të Komisionit për Çështje Evropiane, vendosja e flamurit evropian në ligj, moslejimi i deputetëve të opozitës për të diskutuar, është vetëm një konfirmim se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e zgjat mandatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë që të mund ta vazhdojnë krimin pa probleme si më parë.
Kovaçevski dëshiron kontroll të plotë mbi gjyqësorin dhe zyrën e prokurorit publik”, thuhet në deklaratë.
Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM dhe BDI janë në anën e krimit dhe korrupsionit dhe, siç shtojnë ata, për këtë arsye po ua zgjasin mandatin ushtarëve partiakë në gjyqësor.
Comments are closed for this post.