Një tjetër pacient është hedhur nga kati i dytë i spitalit Infektiv në Tiranë.

Theksojmë se ky është rasti i katërt i pacientëve që vetë-hidhen nga spitalet Covid. Tre rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për jetën e pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në vend.

Doktoresha Ariana Rreli ka zbuluar në Abc News se një ndër arsyet pse të sëmurët rëndohen psikologjikisht është sepse ilaçi ‘Redemsivir’ jep efekte psikike.

Sakaq, ajo theksoi se ky ilaç është i njëjti me atë që përdori presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Redemsivir jep efekte psikike dhe i sëmuri që u hodh tek ‘Shefqet Ndroqi’ veproi papritur. Kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetehidhej. Redemsivir është ilaçi që përdori Trump”, tha Rreli. /albeu.com/