Kompania kineze Bajtdens (ByteDance), pronare e aplikacionit të popullarizuar TikTok, e njoftoi Majkrosoftin se nuk do ta shesë biznesin amerikan, ndërsa në vend të shitjes, është dakorduar partneritet me korporatën Orakëll.

“Bajtdens na njoftoi se nuk do t’ia shesë operacionet amerikane në TikTok kompanisë së Majkrosoftit. Jemi të bindur se propozimi ynë ishte i mirë për shfrytëzuesit e TikTok-ut dhe mbrojtje e interesave të sigurisë kombëtare”, thuhet në kumtesën e Majkrosoft.

Bajtdens u tërhoq nga shitja e TikTok-ut në SHBA, ndërsa një burim i informuar mirë për disa media amerikane ka deklaruar se kompania kineze është pajtuar të bashkëpunojë me korporatën Orakëll për ta shmangur ndalesën e punëve afariste në SHBA.

Është dakorduar që Orakëll të bëhet partner teknologjik i Bajtdens dhe ta ndërmarrë menaxhimin me të dhënat shfrytëzuese amerikane në TikTok”, ka thënë burimi.

Orakëll negocion edhe për ndërmarrje të pjesës në punën e TikTok-ut në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Tramp në gusht i dha afat Bajtdensit ta shesë ose pezullojë pjesën amerikane të punës së aplikacionit të tij TikTok, ose në të kundërtën aplikacioni kinez do të ndalohet në SHBA.