Të hapur për bisedime të reja, por pa paralajmërime për tërheqje nga qëndrimet tashmë të vërtetuara për prokurorinë e re publike, në të cilën duhet të inkorporohet prokuroria speciale publike, ishin qëndrimet e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski të martën.
Të dy në konferenca për shtyp të ndara u akuzuan mes vete për mbrojtje të krimit dhe amnistisë duke i parashtruar pikëvështrimet dhe pozicionet e tyre. Paralajmërim për takim të ri tash për tash nuk ka.
Shkarkimi i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim dhe e akuzuar në “Reket”, duhet të ndodh deri më 15 shtator, ndërsa kjo ndërlidhet edhe me miratimin e ligjit të ri për prokurori publike.
PSP dje paradite e mori shkresën, që tek ta e dërgoi prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski për transferimin e lëndëve. Siç konfirmuan për AIM nga Prokuroria Speciale Publike, shkresa ka arritur në adresë të tyre, ndërkaq ata nesër do të dalin me kumtesë për hapa të mëtutjeshëm.
Joveski në një deklaratë për AIM tha se Prokuroria është e gatshme dhe ka kapacitet të veprojë rreth të gjitha lëndëve penale juridike nga PSP dhe se shpreson që procesi do të rrjedhë shpejtë.
Comments are closed for this post.