Prokurorja speciale Lençe Ristoska, sot para fillimit të seancës për rastin “Talir”, deklaroi se Prokuroria Speciale është akoma e gjallë.

Sa i përket përshkrimit të lëndëve në PSP dhe çfarë do të ndodh me prokurorët dhe hetuesit, ajo tha se për të gjitha çështjet do të ketë njoftim për mediat.

“Informacione do të keni gjatë ditës dhe për përmbajtjen e shkresës nga prokurori publik, ndërsa për momentin nuk mund të njoftoj asgjë. Konsultimet e fundit me kolegët do t’i bëjmë gjatë ditës së sotme”, tha Ristoska.

Ndryshe, pas arrestimit të Katica Janevës e cila dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”, lëndët e PSP-së do të dorëzohen tek Prokuroria Publike.