Kanë kaluar rreth dy javë që nga dasma e fundit në showbizin shqiptar.

Producenti Big Bang i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Blerina Bokshin.

E duke qenë se Arbëri është vëllau i reperit Gjiko aty nuk kishte se si të mungonte, Elita Rudi, shkruan GazetaExpress.

Pikërisht me paraqitjen e saj në këtë dasmë prezantuesja e njohur mori vëmendje të madhe. Ajo që ra në sy më shumë ishte stili unik i flokëve që Elita kishte zgjedhur për dasmën familjare.

E ky stil u pëlqye jo vetëm nga publiku por edhe nga fytyrat e njohura publike.

Vetëm pak ditë më pas, Nora Istrefi u paraqit në një sfilatë mode me stil identik si të Elitës.

Por nuk mbaron me kaq, prezantuesja frymëzoi edhe blogerën e njohur nga Amerika, Amrezy.

Vajza, e cila ndjek Elitën në rrjetet sociale u inspirua që të paraqitet me të njëjtin stil flokësh.

Ndryshe Elita ka disa muaj që është shkëputur nga ekrani duke iu përkushtuar djalit të saj, Zërit, ndërsa pritet që së shpejti t’i rikthehet ekranit me një projekt televiziv..