Ana de Armas do të jetë Bond Girl në kapitullin e ri të sagës “James Bond”. Armas ka lindur në Santa Cruz de Norte të Kubës në vitin 1988 dhe ky është një rol i rëndësishëm për të kurorëzuar një karrierë gjithmonë e në rritje të saj në Hollywood.

Ana u rrit në Havana dhe në moshën 15-vjeçare hyri në shkollën e artit Escuela National de Arte ku ra menjëherë në sy, aq sa në moshën 18-vjeçare arriti të fitonte rolin e saj të parë në filmin “Una rosa de Francia”.

Një Bond Girl është një vajzë e cila dashurohet nag James Bond, ose është ndihmëse në aksionet e tij.