Edher në Fier janë zbuluar persona të tjerë të infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.

Nuk dihet ende se si janë infektuar gjashtë anëtarët e familjes, ndërsa ISHP është duke kryer hetimin epidemiologjik.

Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.