Një test i ri i gjakut premton të zbulojë praninë e 20 llojeve të kancerit, sipas zbulimit të institutit ”Dana Faber” në Boston (Harvard) dhe në testet e para tregoi saktësi të jashtëzakonshme në 99,6% të rasteve, ku testet ishin në gjendje të identifikonin saktë pacientët me tumor dhe organin nga i cili kishte origjinën kanceri.

Të dhënat u paraqitën në Konferencën e Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Analiza është zhvilluar nga ”Grail Inc”, një kompani e bioteknologjisë që përdor metoda novatore për të vëzhguar sekuencat gjenetike: konkretisht, provimi i ri kërkon të identifikojë praninë e substancave kimike mikro (metil) të përfshira përmes një proces i quajtur metilim në aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve që lidhen me zhvillimin e tumoreve.

Metoda është testuar në 3 600 pacientë, disa me kancer, të tjerë jo.

Testi zbuloi saktë disa tregues të pranishëm në gjakun e atyre që ishin të sëmurë si dhe identifikoi organin e origjinës së neoplazmës.

”Analiza e re është e ndryshme nga të ashtuquajturat biopsi të lëngshme, që kërkojnë mutacione gjenetike brenda ADN-së së qelizave të kancerit’’, theksuan shkencëtarët e institutit ”Dana Faber”.