Një gabim qesharak i Federatës Kamerunase të Futbollit ka lënë jashtë grumbullimit me ekipin përfaqësues sulmuesin e Bayern Munchen, Erix Maxim Choupo-Moting.
Një email i dërguar në postën e gabuar ka bërë që Choupo-Moting të humbasë kombëtaren, ndërkohë që në lidhje me gjithë këtë histori ka folur edhe babai i sulmuesit.
Camille Just Choupo-Moting është shprehur për TV Naja: “U kontaktova nga Federata për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Kontaktova më pas me Bayern Munchen dhe ata më konfirmuan se nuk kishin marrë një ftesë. Mesa duket ata e dërguar ftesën në adresën e gabuar të postës elektronike dhe nuk e vunë re deri të hënën. Është një mungesë profesionalizmi”, theksoi i ati i futbollistit.
Comments are closed for this post.