Një djalë e ka humbur jetën në rajonin e Kavadarit rreth orës 04:00 të mëngjesit, informuan nga MPB-ja.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Drenovo-Kavadar, automjeti motorik ‘Ford fokus’ me targa të Kavadarit i drejtuar nga H.M (20) nga fshati Vozarci-rajoni i Kavadarit, ka dalë nga rruga”, deklaroi Toni Angelovskim zëdhënës i MPB-së. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Inspektim kanë kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues nga Stacioni policor Kavadar.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe zjarrfikësit dhe Njësiti territorial kundër zjarreve Kavadar.