Dy ditë pas të shtënave në hotelin Alekandar Pallas në Shkup, policia ende është kërkim pas grupit të armatosur i cili ka shtënë me breshëri plumba në restorantin e hotelit. Nga gjuajtjet nuk ka të lënduar, por nuk ka as përgjigje. Alsat mëson se tre orë para të shtënave nga hoteli janë thirrur pjesëtarët e njësitit Alfa.

Ndihmë policore ka kërkuar menaxhmenti i hotelit pasi që një grup i mysafirëve që kanë në restorant, në të cilin më pas do të këtë të shtëna, kanë qenë shumë të zhurmshëm. Ata vetëm janë legjitimuar nga policia, e cila më pas është larguar. I njëjti grup, gjysmë ore pas mesnatës sulmoi me breshëri plumbash me pushkë automatike dhe revole.

Të shtënave i është përgjigjur pjesëtari i policisë që ka qenë pjesë e grupit në restorant duke shkrepur 11 plumba me revolen zyrtare. Policia deklaroi se në restorant kanë qenë 5 persona të moshës prej 20 deri 40 vjeç, por refuzoi të jep më shumë detaje – rreth identitetit të tyre, nga janë – dhe më e rëndësishme nëse janë marrë në pyetje dhe a i kanë njohur sulmuesit të cilët kanë qenë me maska në kokë.

Jozyrtarisht, policia i ka kontrolluar incizimet nga kamerat e sigurisë të hotelit, por edhe nga kamerat e vendosura nëpër rrugët e Shkupit nga ku kanë ikur sulmuesit. Tre sulmuesit e armatosur janë larguar me dy automjete “Tuareg” dhe “Porshe”.

Tuaregi më vonë është gjetur i djegur në Haraçinë, ku janë gjetur edhe dy pushka automatike. Mbetjet e automobilit janë marrë nga MPB-ja dhe janë dërguar për ekspertizë. Hetimi duhet të vërtetojë nëse automjeti ka qenë i vjedhur dhe nëse në të ka pasur regjistrim falso. Për atë se si polici ka marrë pjesë në të shtënat e mesnatës do ta dëshmojnë kontrollet e brendshme të MPB-së.

Nga policia thonë se për hir të hetimit nuk japin informacion se deri ku është i njëjti, ndërsa në opinion ngritët shqetësimi se në çfarë niveli është siguria në qytet kur persona të armatosur e të maskuar mund të futen në hotel luksoz ku qëndrojnë mysafir vendor dhe të huaj./Alsat/