Zv. Kryeministri për luftë kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski në seancën e radhës të Qeverisë do të kërkoj shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane, LIdija Dimova.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Nikollovski ka shkruar se ka qëndrim të kundërt me Dimovën dhe se ajo duhet të jep dorëheqje.

“Drejtoresha Lidija Dimova, vlerëson se nuk duhet të jep dorëheqje, por unë kam qëndrim të kundërt. Në seancën e radhës qeveritare do të kërkoj dorëheqje dhe shkarkim të drejtoreshës së Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane”, ka shkruar në FB, Ljupço Nikolovski.