Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Matthew Lawson, në temën e ditës sonte, si pjesë e lajmeve në TV Sitel në orën 19:00, flet për Partneritetin dhe Marrëveshjen Strategjike ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe çfarë do të thotë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në rritjen ekonomike, tregtinë, mbrojtjen dhe sigurinë.

Ai njoftoi gjithashtu se delegacioni maqedonas i kryesuar nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski në një ceremoni të mbyllur këtë javë do ta nënshkruajë Marrëveshjen strategjike.

Mezi pres që ta shoqëroj zëvendëskryeministrin Aleksandër Nikollovski dhe delegacionin qeveritar në ceremoninë e nënshkrimit që do të mbahet këtë javë në Londër, tha Metthew Lawson, ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë.