Jemi duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e dhënies së licencës për operator të tretë mobil, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
Analiza jonë tregon se çmimet për celularin, si dhe shërbimet e televizionit kabllor dhe të internetit janë më të shtrenjta se shumica e vendeve evropiane. Ekziston një duopol klasik në treg. Prandaj duhet të kërkojmë masa për t’i bërë shërbimet më të lira. Qytetarët duhet të kenë shërbime më të mira dhe më të lira. Prandaj, një zgjidhje e mundshme është një operator i tretë celular, ka postuar Nikoloski në profilin e tij në Facebook.
Comments are closed for this post.