Jam vërtet i lumtur që ndodhemi pranë Gjirit të Kockave, muzeut më të vizituar në Maqedoni, i cili prej sot është i qasshëm përmes një rruge të rinovuar. Më gëzon veçanërisht fakti që ky projekt u realizua – kjo rrugë është jetike për tërë bregun dhe për gjithë turizmin.

Ajo që më gëzon edhe më shumë është se është ndërtuar një rrugë moderne, përmes së cilës gjatë gjithë vitit mund të qarkullojnë më shpejt banorët e kësaj ane të liqenit, por edhe turistët do kenë një komunikim më të lehtë. Kjo rrugë nuk ishte rikonstruktuar dhe nuk ishte prekur në disa segmente që nga koha kur për herë të parë ishte ndërtuar, që nga ish-shteti, kur gjenerali Karangeleski e kishte hapur këtë rrugë. Që nga ajo kohë nuk ishte prekur deri tani. Ja që tani është përfunduar dhe rindërtuar dhe do t’u ndihmojë turistëve dhe banorëve të komunikojnë më lehtë.

Përpara nesh kemi ende projekte të mëdha. Kjo qeveri është vetëm 11 muaj në detyrë – një qeveri që u përball me probleme të mëdha. Gjatë 7 viteve kishte stagnim në Maqedoni, projektet infrastrukturore ishin plotësisht të bllokuara, siç ishte edhe ky projekt. Kishte probleme të shumta – qoftë në realizimin, qoftë në projektim të dobët – por kur hymë ne, i zgjidhëm dhe i përfunduam.

Dua të falënderoj personalisht Kryeministrin, sepse pa mbështetjen e tij këto projekte nuk do të ishin të mundura. Ne kemi aktivitet të fuqishëm, në nivel ditor koordinohemi ashtu siç u koordinuam edhe sot gjatë ardhjes këtu. Ai personalisht ndjek realizimin e projekteve dhe prandaj kemi sukses.

Faleminderit, zoti Kryeministër.

Faleminderit edhe për të gjithë ata që u angazhuan dhe po angazhohen dhe shumë shpejt do të shihemi për projekte më të mëdha dhe gjëra më të bukura. Uroj fat, shumë turistë dhe shumë fotografi të bukura nga ky vend i mrekullueshëm ku ndodhemi,” – tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.