Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë, Venera Azizi ka reaguar ashpër ndaj qasjes së koalicionit “Fronti Evropian”, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të votës së komuniteteve joshqiptare.

Në një deklaratë publike, Azizi ka theksuar se shqiptarët votuan për koalicionin VLEN, një bashkim i partive etnike shqiptare, ndërsa “Frontin Evropian” sipas saj e mbështetën jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, boshnjakët dhe komunitete të tjera.

“Dhe kur tani flasin vetëm në emër të shqiptarëve, e tregojnë fytyrën e vërtetë se vetëm i kanë keqpërdorur komunitetet për ta fshehur humbjen e thellë nga VLEN-i,” ka shkruar Azizi.