Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler, ku u bisedua për proceset reformuese dhe prioritetet strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit.

Siç njoftojnë nga Ministria, Nikolloski theksoi rëndësinë e madhe të realizimit në kohë të projekteve kapitale, me theks të veçantë në lidhjen dhe integrimin rajonal.

Ai shprehu besimin se do të realizojë projektet e planifikuara nga programi i qeverisë për shkak të rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe zhvillimit të infrastrukturës në vend.

Në takim, ministri Nikolloski theksoi vendosmërinë strategjike për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. Shtetet e Bashkuara janë partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm. Në takim u theksua mbështetja e SHBA-së në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e investimeve kapitale dhe zgjidhjeve infrastrukturore. Të dy ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të intensifikojnë bashkëpunimin, thuhet në deklaratë.