Restorantet, kafenetë dhe objektet e tjera të hotelierisë prej sot do të punojnë me orar të zgjatur deri në orën 21:00.

Qeveria me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse miratoi ndryshimet e vendimit për orarin e punës për restorantet dhe objektet tjera hotelerike nga ku prej më 21 janar hiqet vendimi për kufizimi i orarit të punës deri në ora 18:00, përcjell INA.

Sipas vendimit, restorantet, kafeteritë dhe objektet tjera hoteliere prej sot (21 janar) do të punojnë deri në ora 21:00.

“Me vendimin kthehet orari i punës së këtyre objekteve vërtetuar nga vendim paraprak, apo ato do të mund të punojnë deri në orën 21, me përjashtim të restoranteve dhe objekteve tjera gastronomike të aeroporteve, pompave të benzinës dhe hotelet të ciat nga 21 janari do të mund të punojnë me orar të rregullt të punës konform ligjit”, ka njoftuar qendra për informim e Qeverisë.

Gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohet propozimi që këto biznese të punojnë deri në ora 23:00.